Lajme
Zvicër: Një fëmijë vdes nga koronavirusi: 32 infeksione të reja
Merret vesh se fëmija i vdekur në Aargau ishte foshnjë. Është rasti i parë në Zvicër i vdekjes së një fëmije nga Covid-19
Konferenca për media me panelin federal të ekspertëve në Bernë ka filluar sot me një lajm të rëndë. Së pari, e ka marrë fjalën shefi i ri i Seksionit të Sëmundjeve të Bartshme të BAG-së, Stefan Kuster, i cili nga sot zëvendëson ish delegatin e BAG, Daniel Koch që ka dalë në pension, shkruan srf.ch
Kuster ka theksuar që në fillim se kemi një shtim të rasteve. Janë 32 infeksione të reja dhe kjo na kujton se situata vazhdon të jetë e tensionuar, transmeton albinfo.ch. Ndërsa, ai ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar dhe dy vdekje, përfshirë një fëmijë nga kantoni i Aargaut.
Ndërkohë, merret vesh se fëmija i vdekur në Aargau ishte foshnjë, shkruajnë mediat zvicerane. Është rasti i parë në Zvicër i vdekjes së një fëmije nga Covid-19.
Po kështu, është bërë e ditur gjithashtu se dy fëmijë në Bazel janë infektuar me koronavirus. Për këtë arsyem rreth 70 njerëz janë vendosur në karantinë.
“Virusi është akoma këtu!”, ka tërhequr vërejtjen Kuster, përcjell albinfo.ch. Është e rëndësishme ta mbani këtë në mendje. Është gjithashtu shumë e rëndësishme të vazhdojë respektimi i rregullave të mbajtjes së distancës dhe higjenës. Listat e kontakteve gjithashtu do të kishin kuptim, por ato nuk mbrojnë nga infeksioni. Distanca është më e rëndësishmja.
165 pacientë në izolim dhe 400 në karantinë
5000 testjanë kryer dje, ka thënë më tutje Kuster. “Ne duam të gjejmë dhe identifikojmë secilin rast dhe të këpusim zinxhirin e infeksionit”, transmeton albinfo.ch. Të kontaktuarit nga personat e infektuar gjithashtu duhet të kalojnë në karantinë.
Zakonisht ka më shumë njerëz në karantinë sesa në izolim. 165 pacientë janë në izolim dhe pothuajse 400 njerëz në karantinë, ka përfunduar Kuster.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj” Përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision 2026 ndau emocione nga ceremonia hapëse “turquoise carpet”... -
Suedi: Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zhduket pa gjurmë 26-vjeçarja në Alpet e Bernës, familja në ankth apelon publikisht: “Vazhdoni ta kërkoni Abrarin!” Studentja e mjekësisë u zhduk para 10 ditësh në Alpet e Bernës. Familja e saj lutet:... -
Studimi në Zvicër: Testet e vozitjes për të moshuarit mbi 75 vjeç nuk janë të besueshme -
Pse Zvicra u bë kaq e pasur -
Gratë mbi 50 vjeç po nënvlerësohen në tregun e punës në Zvicër -
Cilët sektorë preken nga iniciativa kundër emigracionit













