Tematike
Zvicër: Numri i vdekjeve gjatë pandemisë, më i vogël se viteve tjera
"Mbyllja mund të ketë rezultuar në pak më pak aksidente rrugore, të skive dhe malore," thotë Antoine Flahault, drejtor i Institutit për Shëndetin Global në Universitetin e Gjenevës
Përkundër koronavirusit, Zvicra nuk ka shënuar numër veçanërisht të lartë vdekjesh në këta ,muaj të pandemisë.
39.211 njerëz në Zvicër kanë vdekur deri më tani këtë vit. Dhe ky numër është më i vogël se ai i të njëjtës periudhë të vitit të kaluar.
Një analizë e shkallës së vdekshmërisë në Zvicër tregon se Zvicra ka kaluar relativisht lehtë përmes pandemisë së koronavirusit. Sipas numrit të vdekjeve deri në mes të korrikut të publikuar nga “SonntagsZeitung” dhe “Le Matin Dimanche”, me 39.211 të vdekur gjatë kësaj periudhe, nuk ka shtim të numrit të të vdekurve në krahasim me vitin e kaluar.
Edhe pse kishte një të ashtuquajtur vdekshmëri të tepërt në rajonet frankofone dhe në Ticino, në të gjithë Zvicrën kishte madje më pak vdekje sesa në periudhën e njëjtë të vitit 2019, transmeton albinfo.ch. Në të njëjtën periudhë të një viti më parë, kishin vdekur 538 njerëz mës shumë ndërsa në vitin 2015 kishte 1685 të vdekur më shumë.
Arsyeja kryesore ishte bllokimi i hershëm i jetës shqoërore që u vendos për shkak të koronavirusit, thuhet në studim. Por edhe arsye të tjera kanë luajtur gjithashtu një rol, për disa prej të cilave ekspertët vetëm mund të spekulojnë, përcjell albinfo.ch. Besohet për shembull se shumë njerëz ishin më pak të ekspozuar ndaj rreziqeve gjatë bllokimit për shkak të pandemisë.
“Mbyllja mund të ketë rezultuar në pak më pak aksidente rrugore, të skive dhe malore,” thotë Antoine Flahault, drejtor i Institutit për Shëndetin Global në Universitetin e Gjenevës, në këtë raport.
Ndërsa sipas Christoph Junker, mjek dhe epidemiolog në Zyrën Federale të Statistikave, numrat nuk janë befasues: “Për shkak të rregullave të higjienës dhe distancës, gjithashtu kishte më pak infeksione me sëmundje të tjera”.
Si rezultat i koronavirusit, në Zvicër kanë vdekur 1.715 peresona, transmeton albinfo.ch. BAG raporton gjithsej 37.924 raste të konfirmuara nga laboratori.
E-Diaspora
-
Haxhiu falënderon ambasadorin Sprecher: Breza të tërë të mërgatës sonë e bënë Zvicrën shtëpi të dytë Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në një takim lamtumirës... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26
Jeta në Zvicër
-
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste Një strukturë e re e çmimeve për shërbimet e fizioterapisë në Zvicër, e cila parashikon që... -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë -
Zvicër: Ndalohet rreptësisht blerja e biletës pasi treni është nisur, hidhet poshtë propozimi për tolerancë -
Kantoni i Bernës lejon “natën e lirë” për çerekfinalen Zvicër-Argjentinë -
Studim: 95% e zviceranëve fillimisht trajtohen vetë, pa shkuar te mjeku















