Lajme
Pasagjerët do të marrin para në rast të vonesave të mëdha të trenave
Shuma minimale të cilën transportuesit duhet t`ua paguajnë klientëve si kompensim është pesë franga në vend të dhjetë, sa ishte propozuar
Në rastet kur trenat ose autobusët e ndërmarrjeve të transportit publik bëjnë vonesa të mëdha, pasagjerët e dëmtuar do të kompensohen. Pas konsultimit, Këshilli Federal ka vendosur për një zgjidhje më “zemërgjerë” për klientët.
Shuma minimale të cilën transportuesit duhet t`ua paguajnë klientëve si kompensim është pesë franga në vend të dhjetë, sa ishte propozuar, thuhet në një komunikatë të Këshillit Federal, të publikuar të mërkurën, shkruan sda.ch.
Kjo do të thotë që kompanitë e transportit do të paguajnë më shumë sesa ishin planifikuar fillimisht, ndonëse më pak se propozimi i përmendur.
Këshilli Federal ka respektuar me këtë rast edhe kushtet e tjera për kompensim, transmeton albinfo.ch. Nga viti 2021, për vonesat më të gjata se një orë, kompensimi do të jetë 25 për qind e çmimit të paguar për biletën konkrete. Për vonesat më të gjata se dy orë, kompensimi është në lartësinë e 50 për qind të çmimit të biletës.
Konkretisht: Të drejtë për kompensim kanë pasagjerët që kanë blerë një biletë e cila ka kushtuar të paktën 20 franga dhe kanë mbërritur më shumë se një orë me vonesë ose ata që kanë blerë një biletë prej të paktën 10 frangash dhe treni u është vonuar mbi dy orë.
Ndërkohë Këshilli Federal është duke kërkuar nga dega e transportit publik që të bëjë një zgjidhje të ekuilibruar për ata që kanë abonamente të udhëtimit, përcjell albinfo.ch. Kjo ende nuk është përcaktuar.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit Qeveria zvicerane i ka dërguar parlamentit propozime për të forcuar sigurinë në qendrat e azilit. Lëvizja...
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?