Lajme

Zvicër: Posta nuk do të jetë e përpiktë në zonat me popullësi të rrallë

Shërbimi postar siç e njohim ne sot – për shembull, shpërndarja e letrave “përparësi” me vulën “A” të nesërmen – mund të jetë së shpejti një gjë e së kaluarës, përcjell albinfo.ch.

Sipas një projekti të ri për rishikimin e urdhëresës postare, të paraqitur për konsultim nga Këshilli Federal, “Postës Zvicerane do t’i kërkohet të dorëzojë të paktën 90 për qind të letrave dhe paketave në kohë, krahasuar me 97 dhe 95 për qind, përkatësisht, aktualisht.” tha Këshilli Federal.

Si rezultat i kësaj mase të re, që do të hyjë në fuqi në vitin 2026, do të bëhen më pak dërgesa në kohë, veçanërisht në zonat me popullsi të rrallë.