Lajme
Zvicër: Promovohet libri i mësuesit dhe veprimtarit të shquar Dr.Vaxhid Sejdiu
Libri "Shkolla shqipe në kantonin e St.Gallen, vatër e bashkimit kombëtar".
Të dielën në Watwil të kantonit të St.Gallen u bë promovimi i librit të mësuesit dhe veprimtarit të shquar Dr.Vaxhid Sejdiu me titull “Shkolla shqipe në kantonin e St.Gallen, vatër e bashkimit kombëtar”, transmeton albinfo.ch.
Në këtë veprimtari morrën pjesë mësues, nxënës, aktivistë e bashkatdhetarë. I pranishëm ishte dhe ambasadori i RSH në Bernë I. Gjoni.
Ky botim ka vlerë si didaktike ashtu dhe do të shërbejë si një historik orientues për kontribute mësuesish në kohë, për bashkimin e shqiptarëve tek institucioni i arsimimit dhe i njohjes së gjuhës shqipe nga breza fëmijësh nëpër dekada. Vlerësimi i autorit të këtij libri bëhet edhe më i madh, kur njihesh me dashurinë dhe pasionin e tij për misionin e shenjtë të arsimdashjes dhe të këmbënguljes për tre dekada rresht për mësimin e nxënësve të Diasporës.
Vepra të tilla hyjnë në vlerat e njerëzve të arsimit tonë kombëtar nëpër botë, por veçanërisht aty ku bashkohen fëmijët e kombit tonë të ardhur nga vise të ndryshme. /Embassy of Albania, Berne




E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













