Tematike
Zvicër: Propozohet legalizimi i kanabisit
Një komision i Qeverisë zvicerane ka propozuar legalizimin e kanabisit.
Komisioni Federal për Çështjet e Varësisë ka thënë se përdorimi i kanabisit në Zvicër nuk ka ndryshuar aq shumë gjatë 10 vjetëve të fundit. Pavarësisht popullaritetit, përqindja e ‘përdoruesve problematikë’ është e ulët, kanë njoftuar ata.
Rreziqet e kanabisit kryesisht lidhen me sasi të mëdha të THC-së (përbërës aktivë), përdorimi nga adoleshentët, përdorimi për një kohë të gjatë, përzierja e kanabisit me duhan dhe përdorimi i kanabisit nga njerëz me probleme mendore, shkruan swissinfo, përcjell albinfo.ch.
Komisioni ka rekomanduar që Zvicra ta legalizojë atë dhe ta rregullojë tregun, duke mbrojtur shëndetin e popullsisë, sidomos të të rinjve. Ata po ashtu thanë se duhet të ketë kontrolle të caktuara në treg. Sipas tyre, kjo do të ndihmonte në kërkime shkencore dhe do ta mundësonte qasjen te disa kimikate që ndodhen në bimët e kanabisit.
Rritja dhe përdorimi i kanabisit janë të ndaluara në Zvicër. Megjithatë, çdo kush mbi moshën 18-vjeçare, nëse kapet me kanabis (në masë deri 10 gramë), do të gjobitet me 100 franga, por kjo vepër nuk do të regjistrohet në dosjen e tyre penale.
Qeveria ka vlerësuar se rreth 200 mijë njerëz në Zvicër përdorin kanabis, pavarësisht se është i paligjshëm. Përdorimi i kanabisit është më i përhapur në mesin e meshkujve, adoleshentëve e të rinjve. Shumica janë përdorues të ‘rastit’, ndërkaq rreth 1 për qind e popullsisë e pranojnë se janë përdorues të shpeshtë të kanabisit, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë, qeveria po propozon pilot projekte të kufizuara që lejojnë deri në 5000 njerëz ta konsumojnë marihuanën në mënyrë legale, gjë që mund të nxisë ndryshime në ligjin që ndalon kanabisin, ligj ky që daton nga viti 1951. Plani është bërë publik, për t’i dhënë hapësirë audiencës për ta komentuar.
Qeveria po ashtu planifikon ta lehtësojë procesin e marrjes së marihuanës mjekësore, por kjo është pjesë e një procesi të veçantë. Ndërkaq, Zvicra tashmë i lejon produktet e kanabisit që përmbajnë më pak se 1 për qind THC (përbërësi kryesor aktiv i kanabisit).
Disa shtete në Amerikë kanë lehtësuar kufizimet mbi marihuanën, duke e parë si mundësi për të kursyer para për zbatimin e ligjit, dhe për të përfituar nga taksat. Në Europë, Portugalia dhe Republika Çeke kanë legalizuar kanabisin, kurse Luksemburgu është duke e diskutuar këtë çështje.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur Të njëjtën ditë me dy paraqitje, njëra në Winterthur e tjetra në Luzern! ...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
-
Bëhet publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Kostot e sistemit shëndetësor kanë arritur 91.5 miliardë franga Statistikat tregojnë se trajtimet kurative spitalore, trajtimet kurative ambulatore dhe trajtimet afatgjata dhe mbështetëse së bashku...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Tifozët e Cyrihut shkaktuan 100,000 CHF dëme
-
Bazeli lufton mushkonjat
-
Zvicër: Nis fushata për uljen e primeve të sigurimit shëndetësor