Lajme
Zvicër: Rënie e madhe e numrit të viktimave në aksidentet e trafikut rrugor
Në gjysmën e parë të vitit 2019 në rrugët e Zvicrës kanë humbur jetën 75 veta, që është për 27 më pak se në gjysmëvjetorin e parë të vitit 2018
Siguria në komunikacion rrugor në Zvicër vjen gjithmonë duke u shtuar: ka gjithnjë më pak të vdekur dhe të lënduar rëndë nga aksidentet në trafikun rrugor.
Ky trend ka vazhduar edhe në gjashtë muajt e parë të këtij viti, njofton Astra (Zyra Federale për Rrugët). Sipas statistikave të kësaj zyre, në gjysmën e parë të vitit 2019 në rrugët e Zvicrës kanë humbur jetën 75 veta, që është për 27 më pak se në gjysmëvjetorin e parë të vitit 2018, transmeton albinfo.ch. Bëhet fjalë pra për një rënie prej 25% të rasteve me përfundim fatal.
Edhe numri i të lënduarve rëndë ka shënuar një rënie të theksuar në periudhën e përmendur. Janë 1553 persona që kanë pësuar lëndime të rënda, ose 13% më pak se në periudhën referuese të një viti më parë.
Nga ana tjetër, rritje të numrit të të vdekurve ka pasur në mesin e ngarësve të bicikletave elektrike, transmeton albinfo.ch. Nga këta të fundit, në gjashtëmujorin e parë të vitit 2018 ka pasur katër të vdekur ndërsa në këtë të sivjetmin, shtatë.
Rënie ka pësuar numri i viktimave të aksidenteve me bicikleta mekanike (klasike). Në gjashtëmujorin e vitit 2018 kanë qenë nëntë ndërsa në këtë të vitit 2019, tre të vdekur.
Rënien më të theksuar është regjistuar te aksidentet me fatalitet të veturave, shkruan Astra. Bëhet fjalë për rënien nga 42 (gjashtëmujori i parë 2018) në 22 viktima gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2019.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Düsseldorf organizon mbrëmje letrare me autoren Jehona Kicaj U prezantua romani debutues “ë”, i cili është përfshirë në listën e ngushtë të “Deutscher Buchpreis... -
Austri
Aksident tragjik në Austri, humb jetën një 19-vjeçar nga Kosova -
Mehas Alija: “I marrim seriozisht këto shqetësime, janë pjesë e debatit demokratik” -
Francë
Në Francë mbahet edicioni i tretë i Ekselencës Sipërmarrëse të Diasporës Frankofone -
Teatri “Mërgimtari” nga Kroacia sjell në Shqipëri shfaqjen “Kukulla”
Jeta në Zvicër
-
Besimi i konsumatorëve në Zvicër bie në nivelin më të ulët në më shumë se një vit Indeksi i besimit ra me 12.5 pikë në mars, duke zbritur në –42.9, krahasuar me muajin... -
Si ka ndryshuar popullsia e Zvicrës -
Zvicër: Po qarkullojnë disa sëmundje njëkohësisht – qytetarët ndihen të sëmurë më shpesh -
“Një makth”: Të huajt në Evropë përballen me vonesa të gjata për leje qëndrimi -
Përse Zvicra është vendi më i mirë në botë për emigrantët














