Shkurt.ch
Zvicër: Rritet dëbimi i të huajve që shkelin ligjin
Në vitin 2018, gjykatat zvicerane kanë lëshuar urdhër për dëbim të 71 përqind të të gjithë të dënuarve me dëbim të detyrueshëm.
Sipas të dhënave që ka lëshuar të hënën Lidhja Federale e Statistikave në Zvicër, numri i të huajve, krimet e të cilëve janë dënuar me dëbim nga vendi, kap shifrën 1,702 raste, përcjell albinfo.ch.
Kjo shifër është më e lartë se në vitin 2017, pasi që në vitin 2017 ka qenë 69 për qind, shkruajnë mediat zvicerane.
Në listën e krimeve për dëbim, kryesisht kryerësit janë të gjinisë mashkullore dhe nga kjo listë më të rrezikuar janë ata që kanë dënime më të gjata për në burg, kurse më pak të rrezikuar mbeten ata që kanë vetëm nga një urdhër për dëbim.
Në listën e personave për t’u dëbuar nuk hyjnë të dënuarit për vjedhje dhe mashtrim, pasi që sipas Zyrës së statistikave, nuk janë të paraqitura në detaje të mjaftueshme në dosjet penale.
Ky ndryshim erdhi pasi që në vitin 2018, Zyra e statistikave ishte kritikuar për raportimin e numrave të personave që do të dëboheshin, duke përfshirë të gjitha kategoritë e dënimeve për mashtrim.
Rikujtojmë se ligji hyri në fuqi në vitin 2017 dhe mbulon dëbimin e të huajve që jetojnë në Zvicër, të cilët janë përfshirë në një sërë krimesh, siç janë vrasja, lëndime të rënda trupore, sulme seksuale, krim të rëndë kundër pronës.
E-Diaspora
-
Abdixhiku publikon pamje nga tubimi me mërgatën në Cyrih: “LDK është dashni” Kandidati i LDK-së për kryeministër ndau momente nga takimi me bashkatdhetarët në Zvicër... -
Berlin
Petrit Halilaj me ekspozitë në galerinë prestigjioze “Hamburger Bahnhof” në Berlin -
Gjermani
Shqiptarja e parë që u prezantua në kopertinën e “Deutsche Dermatologie” rifiton shtetësinë e Kosovës -
Në Milano mbahet pasditja poetike “Riabbracciando la Poesia” -
A është diaspora shkencore e Kosovës një potencial i pashfrytëzuar për zhvillimin e vendit?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Zvicra voton për iniciativën “Jo një Zvicër me 10 milionë banorë” Propozimi synon kufizimin e rritjes së popullsisë dhe parashikon masa më të ashpra për migracionin dhe... -
Swiss do të heqë Prishtinën prej orarit të fluturimeve nga Gjeneva -
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit













