Lajme

Zvicër: Temperaturat sot mund të arrijnë deri në 39 gradë Celsius

Paralajmërim për valën e dytë të nxehtë

Moti jashtëzakonisht i nxehtë po vazhdon në gjithë Zvicrën, ku vapa pritet të arrijë kulmin sot në disa zona, sipas parashikimeve të shërbimit zyrtar meteorologjik, MeteoSwiss, shkruan albinfo.ch.

Temperaturat deri në 39 gradë Celsius mund të godasin Gjenevën, megjithëse asnjë rajon zviceran nuk do të kursehet nga vala e nxehtë për disa ditë në vijim.