Shkurt.ch

Zvicër: Ulje e çmimeve të konsumit gjatë janarit

Shkak për këtë zbritje ka qenë kryesisht fakti se shërbimet mjekësore ambulantore në spitale dhe ordinanca mjekësore janë ofruar me çmime më të volitshme se më parë

Çmimet e konsumit në Zvicër, ku përfshihen gjësendet dhe shërbimet) gjatë muajit janar të këtij viti kanë shënuar një ulje të vogël. Në krahasim me një muaj më parë, në janar këto çmime kanë qenë për 0.1% më të ulëta, bën të ditur Zyra Federale për Statistika (BFS), shkruan srf.ch.

Shkak për këtë zbritje ka qenë kryesisht fakti se shërbimet mjekësore ambulantore në spitale dhe ordinanca mjekësore janë ofruar me çmime më të volitshme se më parë, pas një ndërhyrjeje që kishte bërë Këshilli Federal në çmimoren e shërbimeve mjekësore, Tarmed.

Po kështu gjatë janarit, çmime më të ulëta se më parë kanë pasur edhe udhëtimet me aeroplan ashtu si dhe artikujt e veshmbathjes, transmeton albinfo.ch. Ndërkaq, po gjatë kësaj periudhe ka pasur një ngritje të çmimeve për bujtje në hotele, për karburante dhe për energji elektrike.