Shkurt.ch
“Zviceranët e jashtëm”, telashe me hapjen e llogarive bankare në Zvicër
Që nga koha e krizës financiare botërore, për ta është bërë më e vështirë të hapet një llogari në ndonjërën nga bankat zvicerane
Në kongresin e diasporës zvicerane (Auslandschweizer) që po mbahet në Bazel, ka marrë pjesë ministri federal, Alain Berset. Me këtë rast ai siguruar bashkatdhetarët e tij që jetojnë jashtë vendit se Këshilli Federal (qeveria) është duke e ndjekur problematikën rreth llogarive bankare të tyre dhe se është duke u synuar një zgjidhje e përshtatshme e problemit.
Berset ka treguar mirëkuptim për shqetësimet e “zviceranëve të jashtëm”, shkruan srf.ch. Që nga koha e krizës financiare botërore, pra nga viti 2008 e tutje, për ta është bërë më e vështirë të hapet një llogari në ndonjërën nga bankat zvicerane, transmeton albinfo.ch. Shpeshherë për të realizuar një gjë të tillë duhen paguar taksa më të larta.
Në të njëjtën kohë Berset ka sinjalizuar për më shumë vetëpërmbajtje. Jo më parë se të mërkurën e kaluar, Këshilli Federal ka hedhur poshtë një kërkesë nga Dhoma e Kantoneve, e cila synonte që pjesëtarët e diasporës zvicerane të kenë të garantuar hapjen e një llogarie në njërën nga bankat relevante zvicerane.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ Në një tubim me bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës, kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani,... -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe në Zvicrën frëngjishtfolëse Në Zvicrën frëngjishtfolëse janë regjistruar 22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe gjatë pesë... -
Bern: Investime të reja në parkingje për biçikleta pavarësisht përdorimit të ulët -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve













