Lajme

Zviceranët hedhin shumë ushqim në mbeturina

Në Zvicër, gati 2.8 milionë tonë ushqim treten çdo vit, sipas një organizate të quajtur Too Good to Go, e cila lufton kundër mbeturinave të ushqimit, transmeton albinfo.ch.

Ngjashëm raportohet edhe nga Zyra Federale për Mjedisin (FOEN).

Individët janë përgjegjës për katër herë më shumë mbeturina sesa industria e restoranteve, familjet private përbëjnë 28 për qind të ushqimit të hedhur, bujqësia për 20 për qind dhe shitësit me pakicë për 10 për qind.

Në peshë, sasia e ushqimit të humbur është ekuivalente me peshën e rreth një milion lopëve, raporton organizata. /Albinfo.ch