Shkurt.ch

Zviceranët mbledhin afro 6 milionë franga donacione

Afro 6 milionë franga (5’706’310) i kanë tubuar zviceranët në kuadër të aksionit të madh humanitar «Jeder Rappen zählt» (Çdo cent ia vlen), që mbahet tradicionalisht në kohën para festave të fundvitit në Zvicër.

Nga 15 deri më 21 dhjetor të vitit 2018, donacioneve në kutinë prej qelqi i kanë kontribuar ministra, muzikantë, humoristë dhe sportistë. Me praninë e tyre ata kanë bërë që shuma e donacioneve të rritet, raporton SRF, përcjell albinfo.ch.

Fushata e grumbullimit «Jeder Rappen zählt» (Çdo cent ia vlen),  u zhvillua për herë të dhjetë në Zvicër.