Shkurt.ch
Zviceranët, në referendum për të vendosur nëse duan të jenë të përgjuar
Nëse zviceranët pranojnë, masat do të monitorohen politikisht dhe zbatimin e tyre do të kontrollojë Gjykata Federale Administrative.
Zviceranët të dielën kanë për të vendosur nëse do të bien dakord që shërbimet sekrete të monitorojnë komunikimet e tyre private. Sipas sondazheve, duket se do të pajtohen me një gjë të tillë, për shkak të rritjes së kërcënimeve terroriste dhe të krimit kibernetik.
Autoritetet zvicerane janë tani në gjendje për të monitoruar informacionet në domenin publik, por propozimi i ri legjislativ prek sferën private dhe në qoftë se sondazhet janë të sakta, do ta mbështesin në mes të 53 dhe 58 për qind të votuesve.
Kështu, shërbimet sekrete do të jenë në gjendje për të ndjekur të gjitha komunikimet ndërkombëtare që kalojnë rrjetin kabllor zviceran, si dhe për të dëgjuar dhe analizuar komunikimet private telefonike edhe në Internet.
Nëse zviceranët pranojnë, masat do të monitorohen politikisht dhe zbatimin e tyre do të kontrollojë Gjykata Federale Administrative.
Ministri zviceran i Mbrojtjes, Guy Parmelin, shpjegoi në një konferencë për shtyp se nuk është fjala për përgjime në masë, por qëllimi i ligjit është për të parandaluar ose monitoruar individët e rrezikshëm, për shembull, në fushën e akteve terroriste.
Ligji ishte miratuar në Parlament në vitin 2015, por Partia e Socialistëve, e Gjelbërve dhe organizata të ndryshme këmbëngulin për një referendum, duke u trembur nga një kontroll i përgjithshëm shtetëror. Kjo është ajo që shkaktoi skandalin e vitit 1989, kur 900 mijë zviceranë mësuan se kanë dosjet në polici me pikëpamjet e tyre politike dhe sindikale.
Pas kësaj afere, përpilimi i dosjeve të policisë është i rregulluar në mënyrë rigoroze dhe më transparente.
Organizatat për të drejtat e njeriut, si Amnesty International, mendon se ligji i ri, nëse miratohet, do të lejojë “masa joproporcionale të përgjimit”.
Të dielën zviceranët do të deklarohen për propozimin që të rritet për 10 për qind sigurimi pensional i pleqërisë, i cili është menduar për të mbuluar koston e nevojave jetike të pensionistëve.
Qeveria është kundër propozimit, sepse kjo do të thotë se ata do të duhet të ndajnë katër miliardë franga zvicerane (3.6 miliardë euro) në vitin 2018. Sondazhet tregojnë se propozimi nuk do të kalojë.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?












