Shkurt.ch

Zviceranët nuk kanë arsye të punojnë në Gjermani

Në jug të Gjermanisë po kërkohen punëtorë, ashtu si në shumicën e vendit. Potencialisht atje punëkërkuesit zviceranë mund të gjejnë një punë. Megjithatë, problem paraqet paga, sepse në Zvicër janë më të larta, shkruajnë mediat zvicerane.

Në rroga bruto ka dallime thelbësore midis Zvicrës dhe Gjermanisë, përcjell albinfo.ch.

Një inxhinier elektrik me disa vjet përvojë profesionale në Gjermani, ka një pagë mesatare vjetore prej 40’880 franga në vit. Paga mesatare në Zvicër është 68’752 franga për këtë sektor. Një humbje prej 40 përqind!

Gjithashtu në Zvicër janë përfshirë kontributet për AHV, IV, Fondin e papunësisë, aksidentin, sigurimin e pagave të sëmurë, fondin e pensioneve dhe tatimin në burim. Pra, ka një pagë neto mujore prej 4644 franga.

Në Gjermani, veçanërisht në Baden-Württemberg, paga neto mujore është prej 2217 frangash.

Duke marrë parasysh dallimin në paga, vështirë se një zviceran do të pranonte të punonte në Gjermani.