Shkurt.ch
Zviceranët, përfshirë Shaqirin, “notë të dobët” në anglisht
Zviceranët duket se kanë një problem me mësimin dhe përdorimin e anglishtes. Këtë e konfirmon edhe raporti vjetor “EF English Proficiency Index 2015” i publikuar sot. Ky raport i nxjerr zviceranët në vendin e 19-të, që domethënë afër fundit, të grupit të shteteve “me njohje të mirë të anglishtes”, shkruan azonline.ch.
Problemi është se para Zvicrës në këtë listë janë edhe shtete si Rumania (vendi i 16-të), Portugalia (13) dhe gjithsesi Gjermania (10) dhe Austria (11).
Si dëshmi se njohja e anglishtes nuk është ndonjë përparësi për zviceranët, gazeta ka sjellë disa shembuj të anglishtfolësve të dobët nga bota prominente e politikës, sportit e kulturës. Krahas ministrit Amman, tenistit Wawrinka, ish shefut ë FIFA-s, Sep Blatter-it dhe ndonjë tjetri, në këtë listë të palavdishme zë vend edhe futbollisti me rrën
jë shqiptare, Xherdan Shaqiri. Atij, vë re gazeta, nuk po i ndihmon shumë në përvetësimin e anglishtes as fakti se është duke jetuar në Angli, ku prej disa muajsh po luan për Stoke.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Revista kanadeze rendit qytetet më të mira të vogla në Zvicër për pensionistët e huaj Në listë përfshihen nëntë komuna zvicerane që ofrojnë kombinim mes natyrës dhe infrastrukturës së përshtatshme për... -
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë













