Sport
Zvicerani Infantino bëhet president i FIFA-s
Në krye të Federatës Botërore të Futbolli vjen Gianni Infantino nga Zvicra, i cili është zgjedhur president i ri i FIFA-s.
Infantino ka fituar 115 nga 207 votat e vlefshme, duke mundur rivalin më të afërt, sheikun Salman nga Bahrejni.
“Është koha të rikthejmë futbollin. FIFA ka kaluar nëpër kohë të vështira, kohë krize. Duhet të kthejmë respektin dhe të fokusohemi në lojën e bukur të futbollit”, ka thënë Infantino në fjalimin e parë si president.
Infantino, i cili e pason Sepp Blatterin, do të jetë president deri më 2019.
Infantino ishte sekretar i përgjithshëm i Federatës Evropiane të Futbollit – UEFA.
Infantino filloi punë pranë UEFA-s në gusht 2000, ku ka përmbushur detyra të ndryshme, duke u ngjitur gradualisht në karrierë deri kur mori postin e sekretarit të përgjithshëm më 2009.
Para se të punonte për UEFA-n, ai ka qenë sekretar i përgjithshëm i Qendrës Ndërkombëtare të Studimeve Sportive në Universitetin e Neuchatelit.
Sepp Blatter humbi postin pas skandalit për korrupsion në organizatë.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?













