Lajme
Zvicerani Laurent Michaud emërohet zëvendëskomandant i KFOR-it
Sot, pas një periudhe njëvjeçare, zëvendëskomandanti i KFOR-it, austriaku gjeneral-brigade Reinhard Ruckenstuhl, ia ka dorëzuar detyrën pasrendësit të tij, zviceranit, gjeneral-brigade Laurent Michaud.
Gjenerali Reinhard Ruckenstuhl gjatë fjalës së tij lamtumirëse shprehu mirënjohjen dhe falënderimin e tij për të gjitha të arritura që janë bërë gjatë këtij viti të punës intensive.
Ai e falënderoi komandantin e KFOR-it dhe të gjithë pjesëtarët e tjerë të KFOR-it për bashkëpunimin e ngushtë që iu ofrua gjatë këtij viti.
“Jemi këtu krah për krah si bashkëluftëtarë për të arritur pajtimin e ndërsjellë, i cili do të hapë rrugën e perspektivës pozitive për të ardhmen”, tha gjenerali Reinhard Ruckenstuhl.
Komandanti i KFOR-it, gjeneral Lorenzo D’Addario, e përshkroi zëvendëskomandantin në largim si “udhëheqës shumë të mirë, këshilltar dhe mik të shkëlqyeshëm, njeri me cilësi të mëdha, që përkushtohet me shpirt dhe që është shumë i vendosur”, i cili i mbështetur nga një ekip i shkëlqyeshëm, arriti rezultate të mëdha në KFOR, shkruan arbresh.info, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













