Shkurt.ch
Zvicra, me 64 aeroplanë specialë ka dëbuar 287 azilkërkues
Për realizimin e të gjitha dëbimeve me aeroplanë specialë shteti ka paguar 3.7 milionë franga
Autoritetet zvicerane gjatë vitit të kaluar kanë deportuar me detyrim, në aeroplanë specialë 287 azilkërkues të cilët e kanë pasur vendimin për lëshim të Zvicrës por që kanë refuzuar të ikin.
Kështu shkruan gazeta “NZZ am Sonntag” në botimin e sotëm, duke iu referuar informacioneve nga Sekretariati Shtetëror për Migracion (SEM).
Për realizimin e këtyre dëbimeve të dhunshme në shtete të ndryshme të Evropës, Azisë dhe Afrikës, janë nevojitur gjithsej 64 aeroplanë, transmeton albinfo.ch. Ndërkaq, çmimi që është paguar për të gjitha dëbimet me aeroplanë specialë ka qenë 3.7 milionë franga.
17 nga këto fluturime janë ndërmarrë në bashkëveprim me Bashkimin Evropian.
Një vit më parë, në vitin 2016, në po këtë mënyrë ishin dëbuar 345 azilkërkues me azil të refuzuar. Ata ishin bartur me 67 aeroplanë specialë ndërsa e gjithë kjo shtetit i kishte kushtuar 3.8 milionë franga.
E-Diaspora
-
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar Londra duartroket kulturën shqiptare, Ansambli Kombëtar shkëlqen në Shaw Theatre... -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës
Jeta në Zvicër
-
Prokurori në hetimin e zjarrit në Crans-Montana jep dorëheqjen Një nga tre prokurorët zviceranë që po kryejnë një hetim për zjarrin fatal të 1 janarit... -
Pas 40 vitesh në Zvicër, francezi duhet të largohet -
A mund të kërkojnë qiramarrësit ulje të qirasë në rast të mbinxehjes së banesave? -
Frekuentimi i kinemasë është në rritje në Zvicër -
Zviceranët janë të kënaqur me jetën, por kritikë ndaj vendit të tyre












