Shkurt.ch

Zvicra bllokon dërgesat e pakove drejt Kinës

“Swiss Post” ka thënë se nuk do të pranojë më paketat drejtuar Kinës, sipas Tribune de Genève

Për shkak të virusit covid-19, linjat ajrore kanë ndaluar ose ulur në mënyrë drastike fluturimet për në Kinë. Kjo rënie e trafikut ajror ka ulur kapacitetin e shërbimit postar për Kinën me dy të tretat, përcjell albinfo.ch.

Posta mund të dërgohet akoma nëse është shënuar urgjente, megjithatë koha e dorëzimit nuk mund të garantohet.

Danimarka, Gjeorgjia, Greqia, Rumania, Serbia, Singapori, Spanja dhe SH.B.A. kanë thënë gjithashtu se po pezullojnë dërgesat në Kinë.