Sport
Zvicra dëshiron fitoren e radhës
Helvetikët nëse fitojnë ndaj Rumanisë do të kualifikoheshin tutje. Kjo do të ishte hera e parë që kalojnë grupet në Evropian
Pas tri pikëve të vështira me Shqipërinë, trajneri i Zvicrës, Vladimir Petkoviq ka kërkuar nga skuadra e tij që të përmirësohet, për të regjistruar suksesin e dytë ndaj Rumanisë. Suksesi në sfidën e orës 18:00 në “Parc des Princes” do ui siguronte helvetëve kualifikimin, shkruan albinfo.ch.
“Gjithmonë e shoh paraqitjen e skuadrës në tërësi dhe u impresionova nga loja e Rumanisë. Ata luajtën shumë mirë dhe i krijuan mjaft vështirësi një skuadre fantastike si Franca. Rumunët u paraqitën shkëlqyeshëm si në aspektin fizik ashtu edhe në atë psikologjik dhe për këtë arsye u kam kërkuar lojtarëve të mi të japin më tepër nga sa bën me Shqipërinë, pasi një paraqitje e tillë ndoshta nuk do të ishte e mjaftueshme. Dëshirojmë të shkruajmë një kapitull të artë në historinë e futbollit zviceran, duke marrë tre pikët dhe siguruar kualifikimin”, deklaroi Petkoviq.
Portieri Sommer, që shpëtoi Zvicrën nga goli i barazimit në përballjen me Shqipërinë, në një konferencë për shtyp deklaroi se sfida me Rumaninë do të jetë e vështirë, por skuadra e tij do të kërkojë fitoren.
“Objektivi ynë, padyshim është të fitojmë, por e dimë që Rumania është një skuadër e vështirë për t’u përballur. Ka një mbrojtje të mirë dhe futbollistët e saj janë të bashkuar në fushën e lojës dhe këto i pamë edhe në sfidën që Rumania luajti me Francën duke i hapur shumë probleme”, deklaroi ai.
Sommer foli edhe për ngjarjet e dhunshme që janë shfaqur këto ditë në rrugët e Marsejës, Nisës dhe Lillës duke mos e fshehur zhgënjimin e tij. “Kjo situatë me tifozët në Francë është vërtet e trishtuar”, vijoi Sommer. “Pashë gjithçka në median televizive dhe atë të shkruar. Nuk kemi parë asgjë të tillë nga tifozët zviceranë, ata janë fantastikë pasi e duan futbollin”.
Për ndeshjen ndaj Zvicrës, foli edhe trajneri i Rumanisë, Anghel Iordanescu. Problemi më i madh pas ndeshjes me Francën ishte rikuperimi: fizik dhe psikologjik. Shpresoj që të paraqitemi të kthjellët dhe të freskët kundër Zvicrës. Luajtëm mirë, por në fund duhet ta pranojmë idenë se Franca fitoi. Tani kemi përballë Zvicrën, një skuadër cilësore dhe duhet të jemi të përqendruar, pasi objektivi ynë është të kalojmë grupin”.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? Nëse keni kaluar kohë në Zvicër, do të keni vënë re se shumica e dyqaneve mbyllen... -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern












