Lajme

Zvicra dhuron 3 milionë vaksina për vendet e varfra

Ministri i Shëndetësisë, Alain Berset, thotë se Zvicra do të dhurojë 3 milionë doza të vaksinës AstraZeneca që ka porositur në programin ndërkombëtar Covax, të krijuar për të ndihmuar vendet e varfra.

Në total qeveria ka në dispozicion 5 milionë e gjysmë doza. Por, rregullatori Swissmedic ende nuk e ka aprovuar ilaçin.

Berset thotë se nëse jepet miratimi, AstraZeneca do të jetë vetëm një pjesë e vogël e programit të vaksinimit të vendit, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.

Dy vaksinat aktuale që po përdoren, Moderna dhe Pfizer-BioNTech, përdorin teknologjinë mARN, për të cilën shumë mjekë thonë se ofrojnë mbrojtjen më të mirë kundër varianteve të reja të mundshme.

AstraZeneca jab është një vaksinë virale-vektoriale.