Shkurt.ch
Zvicra e para në Evropë ndërsa Kosova e fundit, për shfrytëzim të hekurudhës
Kjo ranglistë është interesante të shikohet edhe nga fundi: Kosova, me vetëm 20 kilometra për banor, është fare në fund të listës. E parafundit është Greqia, banorët e të cilës brenda një viti kalojnë 71 kilometra me tren
Zviceranët, në çdo rangim që bëhet sa i përket shfrytëzimit të trenit si mjet qarkullimi, zënë vendin e parë, madje me një diferencë të madhe ndaj vendit të dytë. Kështu është edhe në ranglistën për vitin 2014 (e fundit që është bërë deri tash) dhe e cila është publikuar tash, shkruan apa.ots. Sipas saj, një zviceran kalon mesatarisht brenda një viti 2429 kilometra në tren.
Në vendin e dytë janë austriakët, mesatarja e të cilëve është 1426 kilometra.
Por kjo ranglistë është interesante të shikohet edhe nga fundi: Kosova, me vetëm 20 kilometra në vit për banor, është fare në fund të listës, transmeton albinfo.ch. E parafundit është Greqia, banorët e të cilës brenda një viti kalojnë 71 kilometra me tren.
Po u krahasua Kosova me Zvicrën në këtë pikë, Zvicra me 2429 kilometra të kaluara mesatasisht nga një banor i saj trenat në këtë vend rezultojnë 220 herë më të shfrytëzuar se sa ata në Kosovë.
Paradoksalisht, në Kosovë krahas Bullgarisë, trafiku hekurudhor që shfrytëzohet kaq pak, kushton më së liri në Evropë. 1.8 cent për një kilometër.
Mesatarja evropiane është 10.6 cent, ndërsa më së shtrenjti është në Britaninë e madhe ku për 1 kilometër të kaluar me tren duhen paguar 16.7 cent, përcjell albinfo.ch
Mesatarja e shfrytëzimit të hekurudhës për banorët e Evropës në vitin 2014 ka qenë 981 kilometra për një vit, bën të ditur raporti i katërt i “Independent Regulators Group-Rail (IRG-Rail), i platformës evropiane të autoriteteve të pavarura për rregullimin e trafikut hekurudhor.
E-Diaspora
-
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë Adhuruesit e automobilizmit dhe drifting-ut do të mblidhen më 26 korrik në Terminalin Doganor Devolli, ku... -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University”
Jeta në Zvicër
-
“Luftë” e fortë në Vancouver, mbyllet pa gola pjesa e parë Zvicër-Kolumbi Ka përfunduar në barazim pa gola (0:0) pjesa e parë e përballjes dramatike mes Zvicrës dhe... -
Masat e jashtëzakonshme nga temperaturat në Zvicër, nga kinematë falas te bllokimi i kantiereve -
Zvicra me dyshen shqiptare Xhaka-Jashari nga minuta e parë kundër Kolumbisë! -
Reforma e BE-së për të papunët mund t’i kushtojë Zvicrës qindra miliona franga -
Rrezikohen orët e edukatës fizike













