Shkurt.ch
Zvicra, edhe 30 milionë për Sirinë
Zvicra shton ndihmën e saj për refugjatët sirianë për 30 milionë franga plotësuese. Këtë shumë ajo e ka zotuar për Konferencën e Donatorëve që mbahet në Kuvajt
OKB shpreson se në Konferencën e Donatorëve për Sirinë në Kuvajt do të grumbullojë 6.5 miliardë dollarë, që do të ishte shuma më e madhe e mbledhur nga kjo organizatë në historinë e saj.
Në këtë kuadër Zvicra shton ndihmën e saj për refugjatët sirianë për 30 milionë franga plotësuese. Këtë shumë ajo e ka zotuar për Konferencën e përmendur që mbahet të mërkurën e ardhshme.
Gjendja e përkeqësuar e refugjatëve sirianë ka ngritur nivelin e përgjegjësisë së vendeve të ndryshme të botës për të ndihmuar në zbutjen e saj. Aktualisht 9.3 milionë banorë të Sirisë janë të varur nga ndihmat humanitare, që është dyfish më shumë se para një viti, ndërkohë që konflikti vetëm sa po intensifikohet.
2.3 milionë sirianë, gjysma e tyre fëmijë, ndërkohë janë strehuar në vendet fqinje, ka bërë të ditur sot në një konferencë shtypi Bernë Manuel Bessler, udhëheqës i organizatës humanitare SKH. Bashkësia ndërkombëtare ka detyrime për të ndihmuar vendet që po strehojnë refugjatët në fqinjësi të Sirisë, ka thënë Bessler. Ai ka shtuar se, me 5000 refugjatë që i shtohen varganit të të ikurve për çdo ditë, kemi të bëjmë me njërën ndër krizat më të rënda të refugjatëve të 20 viteve të fundit. Me këtë ritëm, në fund të vitit 2014 do të kemi 4 milionë refugjatë nga Siria, shkruan azonline.ch.
Në këtë situatë, të cilën dimri e ka bërë edhe më të rëndë, ndihma për refugjatët po bëhet më e domosdoshme. Për këtë arsye ndihmat zvicerane, duke e u rritur për 30 milionë franga shtesë, kanë arritur në shumën prej 85 milionë fragash nga marsi i vitit 2011.
/albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” Në Berlin u mbajt eventi që bashkoi startup-et shqiptare dhe diasporën... -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano
Jeta në Zvicër
-
Qiramarrësit afatgjatë paguajnë deri në 90% më pak qira se qiramarrësit e rinj në Zvicër Studim i ri tregon rritje të ndjeshme të hendekut të qirave, sidomos në Cyrih dhe Gjenevë... -
Revista kanadeze rendit qytetet më të mira të vogla në Zvicër për pensionistët e huaj -
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë











