Lajme
Zvicra është vendi më konkurrues në botë
Kjo mbështetet nga "Raporti i Konkurrueshmërisë 2025" i organizatës "Eight Competitiveness Lab".
Zvicra është vendi më konkurrues në botë, sipas “Raportit të Konkurrueshmërisë 2025”. Raporti i organizatës kërkimore “Eight Competitiveness Lab” krahasoi 58 shtete në sektorët e ekonomisë, arsimit, shoqërisë dhe qëndrueshmërisë.
Zvicra është në vendin e parë në ekonomi dhe arsim, duke marrë pozicione të mira për qëndrueshmërinë (vendi i katërt) dhe shoqërinë (e teta). Këto rezultate e vendosin atë në krye të renditjes jo vetëm në Evropë, por edhe në nivel global, shkruan RSI, transmeton albinfo.ch.
Sipas deklaratës së sotme nga kompania konsulente “EightAdvisory”, Konfederata do të ishte më rezistente ndaj krizave sesa fqinjët e saj falë faktorëve të rrënjosur thellë kulturorë si pragmatizmi, forca inovative dhe kushtet e qëndrueshme të kornizës. Vëmendja ndaj teknologjive të së ardhmes, shkëmbimet e dendura ndërkombëtare dhe kujdesi për vlerat tradicionale zvicerane vlerësohen gjithashtu.
Deklarata përfundon duke vlerësuar bazën e fortë ekonomike, infrastrukturën e fuqishme, kapacitetin e fortë inovativ dhe kushtet e favorshme fiskale.
E-Diaspora
-
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore Të dielën herët në mëngjes (Ora: 4:00), kombëtarja austriake përballet me Algjerinë në Kansas City (ShBA),... -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët
Jeta në Zvicër
-
Zvicra transferon 500 milionë franga para kohe për aeroplanët F-35 Një ngrirje e vazhdueshme e pagesave mund të sillte ndalimin e dërgesave të pjesëve rezervë të... -
Temperatura deri në 45 gradë Celsius, janë të mundshme në Zvicër -
Shqipëria me rregulla të reja për kalimin për të miturit -
Rekorde temperaturash në Evropë, vala ekstreme e të nxehtit po zhvendoset drejt lindjes -
Qumështi për foshnja me gjurmë toksine vazhdon të shitet në Zvicër











