Shkurt.ch
Zvicra feston 727 vjetorin e Pavarësisë
Zvicra sot feston 727 vjetorin e Pavarësisë. 1 gushti është Dita Kombëtare e Zvicrës.
Gjatë kësaj periudhe, Zvicra njeh shumë suksese, por edhe sakrifica të ndryshme, përcjell albinfo.ch.
Ishte viti 1291 kur Uri, Schwyz dhe Unterwalden lidhën bashkë një aleancë dhe kjo shënoi fillimin e një shteti, derisa më pas iu bashkuan edhe Berna, Cyrihu, Glarusi, Soloturni, Friburgu, Lucerna, Zugu, Qyteti dhe Rrethina e Baselit, Shafhauseni, Apenzeli.
Zvicra sot njihet një vend i qetë, por edhe në periudhën e saj ka pasur luftëra, madje, edhe për dy shekuj, kurse në fund të shekullit 18, pushtohet nga Napeloni i Francës. Vendi bëhet një shtet nën protektoratin e Francës-Republika Helvetike.
Megjithatë, më pas ndodh Rilindja e Federatës dhe i bashkohen edhe kantonët e tjerë, duke formuar kufijtë që ka edhe sot, që njihet edhe nga Kongresi i Vjenës më 1815, derisa 32 vjet më vonë, ndodh një luftë qytetare, mes kantoneve konservative katolike dhe atyre liberale protestante. Të parët kërkonin ruajtjen e Konfederatës, të dytët kërkonin një shtet të centralizuar. Shteti i sotëm i Zvicrës është krijuar më vitin 1848 me mbarimin e luftës qytetare përmes një kompromisi.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore Zvicra mbetet neutrale dhe kursehet nga ajo. Shteti Helvetik bëhet strehë e mijëra hebrenjve.
Në 71-shin futet e drejta e votës dhe zgjedhjes për gratë në rrafsh nacional. Në vitin 1979 themelohet Kanton Jura.
Në vitin 2002 Zvicra bëhet anëtare e OKB-së. 2014-ta do mbahet mend për Iniciativën e Migracionit Masiv, e cila u pranua me 50.2 për qind. Në Zvicër gjithashtu jetojnë qindra mijëra shqiptarë.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Alban Elezi Cannaferina siguron podiumin e parë në Kupën e Botës Podiumi i parë i Botërorit për 22-vjeçarin Alban Elezi Cannaferina... -
Rumani
Po udhëtonte drejt Francës, i riu shqiptar humb jetën në një aksident -
Itali
Brilant Milazimi përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias 2026 -
Toronto
Shqiptarja nga diaspora drejt Olimpiadës Dimërore 2026 me flamurin kuqezi -
Greqi
Denik Prizreni përfaqëson Kosovën në Festivalin Ndërkulturor 2026 në Athinë
Jeta në Zvicër
-
Cyrih: Debati mbi menutë vegane për nxënësit e shkollave Parlamenti i qytetit të Cyrihut po shqyrton mundësinë e ofrimit të ushqimeve vegane për nxënësit e... -
Katër shtetas zviceranë mbështetës të ISIS-it në kampe në Siri -
Këshilli Federal dëshiron mbrojtje më të mirë për komunitetin LGBTQIA+ -
Gjeneva paralajmëron për rritjen e pasigurisë -
Vonesa në pagesën e përfitimeve të papunësisë në Zvicër













