Futboll

Zvicra fiton me golin e Shaqirit

Golin e vetëm e ka shënuar futbollisti shqiptar

Zvicra ka fituar vetëm 1:0 përballë Lituanisë, ku golin e vetëm e ka shënuar Xherdan Shaqiri, shkruan albinfo.ch.

Shaqiri realizoi në minutën e dytë pas një gabimi në mbrojtjen kundërshtare. Deri në fund më nuk kishte gola dhe Zvicra fitoi minimalisht.

Granit Xhaka ishte kapiten dhe luajti 90 minuta, kurse Shaqiri u zëvendësua në minutën e 80-të nga Admir Mehmedi.

Zvicra nga dy ndeshje ka dy fitore, kurse në grupin kualifikues janë edhe Italia, Bullgaria dhe Irlanda Veriore.

VIDEO