Futboll
Zvicra fton Ajetin, por jo Hadërgjonajn
Ndërkohë, si zakonisht janë ftuar Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrami, Blerim Xhemaili dhe Admir Mehmedi
Gazeta prestigjioze zvicerane ‘Blick’ ka zbuluar listën e gjerë të Vladimir Petkoviq për Kampionatin Botëror, që fillon në mesin e muajit të ardhshëm, përcjell albinfo.ch.
Në listën e gjerë prej 35 lojtarëve bën pjesë edhe sulmuesi shqiptar, Albian Ajeti, i cili është shënuesi më i mirë në Superligën e Zvicrës me 16 gola. Nëse do të ftohej në Botëror, do të ishte një hap i madh në karrierën e tij. Ndërkohë, edhe në listën e gjerë nuk bën pjesë Florent Hadërgjonaj, i cili ishte zgjidhur futbollisti i vitit në skuadrën e tij Huddersfiled në Premierligë.
Por, ai ka rënë ‘viktimë’ e konkurrencës së madhe në krahun e djathtë me Stephan Lichtsteiner, Michael Lang, Silvan Widmer dhe Kevin Mbabu.
Ndërkohë, si zakonisht janë ftuar Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrami, Blerim Xhemaili dhe Admir Mehmedi.
Lista me 35 lojtarë: Yann Sommer, Roman Bürki, Marwin Hitz, Yvon Mvogo, Stephan Lichtsteiner, Michael Lang, Silvan Widmer, Kevin Mbabu, Nico Elvedi, Manuel Akanji, Fabian Schär, Johan Djourou, Timm Klose, Ricardo Rodriguez, François Moubandje, Granit Xhaka, Denis Zakaria, Blerim Xhemaili, Valon Behrami, Gelson Fernandes, Remo Freuler, Edimilson Fernandes, Luca Zuffi, Fabian Frei, Djbril Sow, Xherdan Shaqiri, Breel Embolo, Admir Mehmedi, Steven Zuber, Haris Seferoviq, Josip Drmiq, Mario Gavranoviq, Eren Derdiyok, Dimitri Oberlin dhe Albian Ajeti.
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën