Sport
Zvicra fton tre shqiptarë, Hadërgjonaj mbetet jashtë
Për dallim nga lista e kaluar, mbrojtësi i djathtë Florent Hadërgjonaj nuk është ftuar fare
Në muajin nëntor Zvicra do t’i ketë dy ndeshje, derisa trajneri Vladimir Petkoviq ka shpallur listën.
Fillimisht do të luajnë miqësore me Katarin më 14 nëntor në Lugano, dhe më pas më 18 nëntor me Belgjikën në Ligën e Kombeve, shkruan albinfo.ch.
Nga futbollistët shqiptarë janë ftuar Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Albian Ajeti. Për dallim nga lista e kaluar, mbrojtësi i djathtë Florent Hadërgjonaj nuk është ftuar fare, derisa Admir Mehmedi është i lënduar.
Nati ndodhet në vendin e parë në grup me gjashtë pikë, së bashku me Belgjikën, derisa Islanda nuk ka pikë.
Pikërisht dueli Zvicër-Belgjikë do të përcaktohet se do të jetë në pozitën e parë.
Lista e Zvicrës
Roman Bürki (Borussia Dortmund), Yvon Mvogo (RB Leipzig), Yann Sommer (Borussia Mönchengladbach), Manuel Akanji (Borussia Dortmund), Loris Benito (Young Boys), Nico Elvedi (Borussia Mönchengladbach), Timm Klose (Norwich City), Michael Lang (Borussia Mönchengladbach), Stephan Lichtsteiner (Arsenal), Kevin Mbabu (Young Boys), François Moubandje (Toulouse), Ricardo Rodriguez (Milan), Fabian Schär (Newcastle United), Albian Ajeti (Basel), Breel Embolo (Schalke), Christian Fassnacht (Young Boys), Edimilson Fernandes (Fiorentina), Remo Freuler (Atalanta), Mario Gavranoviq (Dinamo Zagreb), Haris Seferoviq (Benfica), Xherdan Shaqiri (Liverpool), Djibril Sow (Young Boys), Granit Xhaka (Arsenal), Denis Zakaria (Borussia Mönchengladbach), Steven Zuber (Hoffenheim).
E-Diaspora
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit Në këtë ekspozitë, në Rothrist (Aargau) do të paraqiten instrumenta tradicionale, artefakte etnografike dhe kostume të...
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
Jeta në Zvicër
-
Rritet vjedhja e biçikletave elektrike në Zvicër Në vitin 2023, kantoni i Basel-Stadt kishte incidencën më të lartë të biçikletave të vjedhura, me...
-
Gjeneva, më e pasur
-
Gjenevë: Vjedhjet e biçikletave – zgjidhen rrallë
-
Zvicër: Projekti kombëtar i testimit të tokës zhvillohet të shtunën dhe të dielën
-
Zvicra nuk do të ketë një ‘Indeks të Lumturisë Kombëtare Bruto’