Lajme
Zvicra heq Kroacinë dhe Serbinë nga lista e karantinës
Detyrimi i karantinës për udhëtarët që vijnë nga Danimarka, Kroacia, Serbia, Luksemburgu dhe Gjeorgjia zbatohet vetëm deri më 21 janar
Duke filluar nga 1 shkurti, 16 vende dhe rajone të tjera do t`i shtohen listës së vendeve për karantinim në Zvicër.
Nga vendet fqinje, këto janë landi gjerman i Türingenit, landi austriak, Salzburgu, rajoni francez Provence-Alpes-Côte d’Azur dhe rajonet italiane Emilia-Romagna dhe Friuli-Venezia Giulia, raporton srf.ch.
Sipas Zyrës Federale të Shëndetit Publik (BAG), detyrimi për karantinë me rastin e hyrjes në Zvicër zbatohet për 36 vende dhe zona.
Me vendimin më të ri, detyrimi i karantinës për udhëtarët që vijnë nga Danimarka, Kroacia, Serbia, Luksemburgu dhe Gjeorgjia zbatohet vetëm deri më 21 janar, transmeton albinfo.ch.
Nga vendet e Ballkanit Perëndimor, në këtë listë vazhdon të mbetet vetëm Mali i Zi.
Në vazhdim, lista efektive e karantinës që vlen nga 1 shkurti:
Andorra, Brazili, Estonia, Irlanda, Izraeli, Letonia, Libani, Lituania, Malta, Monako, Mali i Zi, Holanda, Panamaja, Portugalia, San Marino, Suedia, Sllovakia, Sllovenia, Spanja Afrika e Jugut, Republika Çeke Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar dhe Qipro.
Brazili është në listën e karantinës nga 21 janar 2021.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë















