E-Diaspora
Zvicra i thotë jo zhvendosjes së emigrantëve nga Italia dhe Greqia
Qeveria e tanishme italiane ka marrë një qasje të ashpër për migrantët që vijnë në brigjet e saj me qëllim të bindjes së vendeve të tjera të BE-së që të bëjnë "pjesën e drejtë" të tyre.
Zvicra ka hedhur poshtë një program të dytë të zhvendosjes së azilkërkuesve të propozuar nga Bashkimi Evropian për të lehtësuar barrën e vendeve kufitare si Italia dhe Greqia.
Sipas gazetës zvceriane ‘Blick’, një zëdhënës nga Sekretariati Shtetëror për Migracionin (SEM) ka konfirmuar se Zvicra nuk do të ripërtërijë angazhimin e saj për të pranuar azilkërkues nga vendet e Evropës Jugore.
Kombi alpine kishte marrë pjesë në programin e parë të zhvendosjes në vitin 2015, duke u zotuar të merrte 1 mijw e 500 azilkërkues nga Italia dhe Greqia.
Deri tani, 902 azilkërkues nga Italia dhe 579 nga Greqia janë pranuar në programin e parë të zhvendosjes, shkruan Albinfo.ch.
BE kishte nisur një program të dytë të zhvendosjes vjeshtën e kaluar dhe në një letër nga komisioneri i BE për emigracionin Dimitris Avramopulos, gjithashtu u kërkua nga Zvicra që të akomodojë sa më shumë njerëz të jetë e mundur. Kërkesa u refuzua.
Sipas SEM, nuk ka më njerëz të mjaftueshëm në Greqi dhe Itali që përmbushin kriteret për rivendosje, thotë artikulli i botuar të dielën.
Sipas këtyre kritereve, personat duhet të jenë regjistruar nga autoritetet e migracionit të BE përpara tetorit 2017 dhe kanë një shans shumë të lartë për marrjen e një vendimi pozitiv për azil.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para Shoferi në telefon përplasi për vdekje kosovarin, dënimi ngjall polemika... -
Zvicër/Kosovë
Kosovarët kryesojnë listën e qytetarëve me shtetësi të dyfishtë në Zvicër -
Kujtesa që bashkon: simboli i gjenocidit në Kosovë në Horën e Arbëreshëvet -
Itali
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Britani
Lirim Koraqi zhvillon vizitë shkencore në Universitetin e Yorkut në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Organizata bamirëse zvicerane Caritas bën thirrje për luftë të re kundër varfërisë Organizata bamirëse zvicerane Caritas po u bën thirrje politikanëve të bëjnë më shumë për të luftuar... -
Zvicra do të hapë gjashtë qendra të reja kërkimore -
Migros mbyll libraritë fizike -
Kantonet e refuzojnë taksimin individual, duke e konsideruar atë shumë radikal -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para














