Lajme
Zvicra ka 26 lloje të veshjeve popullore, nga një për çdo kanton
Veshjet kombëtare zvicerane kanë origjinën nga stili i jetës, mjedisi dhe traditat e zviceranëve
Kostumi kombëtar i Zvicrës ka 26 variacione (lloje) të veshjeve popullore, nga një për çdo kanton zviceran, transmeton albinfo.ch.
Kostumi kombëtar i Zvicrës është i gjithanshëm, por i bërë në të njëjtin stil, janë të ndritshme, të bukura, modeste dhe të ekuilibruara.
Stili i tillë i veshjeve është tipik për Evropën Veriore. Veshja tradicionale e grave është shumë femërore, me pajisje të bukura dhe të jashtëzakonshme.
Nga ana tjetër, veshja popullore për burra në disa rajone mund të jetë shumë e thjeshtë dhe e zakonshme, dhe në pjesë të tjera të vendit mund të duket mjaft aristokratike dhe me stil, transmeton tutje albinfo.ch.
Veshjet kombëtare zvicerane kanë origjinën nga stili i jetës, mjedisi dhe traditat e zviceranëve.
Ka 26 kantone (provinca që kanë karakteristikat e veta) në Zvicër. Secili prej kantoneve ka historinë, kushtetutën, qeverinë dhe natyrisht traditat e veta unike. Kjo është arsyeja pse tradita e veshjeve në Zvicër është shumë e pasur dhe e gjithanshme. Veshja tradicionale e secilit kanton ndryshon nga të tjerat (herë pak, nganjëherë shumë).
Kjo i bën festat kombëtare dhe festivalet popullore zvicerane të jenë interesante për turistët. Shumëllojshmëria e ndritshme e veshjeve kombëtare zvicerane është mahnitëse. /Albinfo.ch


Lithuanians


E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre












