Lajme
Zvicër: Kërkohen plane për të akomoduar 10 milionë njerëz
Popullsia e Zvicrës pritet të kalojë 9 milionë njerëz këtë vit

Disa studime tregojnë se popullsia e Zvicrës pritet të kalojë 9 milionë njerëz këtë vit (nga 8.8 milionë që janë aktualisht) dhe të arrijë në 10 milionë disa vjet më vonë, për shkak të rritjes së numrit të emigrantëve, përcjell albinfo.ch.
Kjo perspektivë po i shtyn deputetët t’i kërkojnë Këshillit Federal të zhvillojë skenarë se si vendi i vogël mund të krijojë vend për kaq shumë banorë.
Në mënyrë të veçantë, deputetja Judith Bellaiche u ka bërë thirrje autoriteteve federale që të hartojnë, tashmë e pa vonesë, një plan se si të përgatisin infrastrukturën e vendit, si strehimi, transporti publik, kujdesi shëndetësor, pensioni i pleqërisë dhe arsimi, për numrin në rritje.
Në përgjigje, Këshilli Federal tha se “do t’i marrë këto shqetësime në kontekstin e planifikimit legjislativ nga 2023 deri në 2027”.
E-Diaspora
-
Kurti: “Janë pjekur kushtet për një përfaqësim në nivelin më të lartë të Zvicrës” Kryeministri Kurti ka takuar në Ambasadën e Republikës së Kosovës kandidatët shqiptarë për zgjedhjet parlamentare të...
-
Kristian Kabashi fiton Çmimin Swissalbs si Sipërmarrës i vitit 2023
-
Përparim Avdili “merr ndihmën” e James Bondit për t’u zgjedhur deputet federal
-
Diaspora ka pranuar 2778 tekste të gjuhës shqipe për nxënësit shqiptarë
-
Shqiptarja, pjesë e jurisë të “Miss USA 2023”
Jeta në Zvicër
-
Popullsia zvicerane ndihet më keq tani se para Covid 34% e të anketuarve thonë se nuk janë në shëndet të përsosur...
-
Pak vendosin helmeta në Zvicër
-
Tunelet do të jenë pa pagesë
-
Kurti: “Janë pjekur kushtet për një përfaqësim në nivelin më të lartë të Zvicrës”
-
Kristian Kabashi fiton Çmimin Swissalbs si Sipërmarrës i vitit 2023