Lajme
Zvicra kërkon që rusët dhe bjellorusët të përjashtohen nga federatat sportive
Zvicra po kërkon që Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) të përjashtojë zyrtarët rusë dhe bjellorusë nga postet e larta në federatat ndërkombëtare të sportit.
Ministrja zvicerane e Sportit, Viola Amherd, i dërgoi një letër presidentit të IOC, Thomas Bach, organizata e të cilit është e vendosur në qytetin zviceran të Lozanës, përcjell albinfo.ch.
Sipas agjencisë së lajmeve Keystone, letra thekson se për shkak të situatës në Ukrainë nuk mjafton më përjashtimi i atletëve nga të dy vendet nga garat jashtë vendit. Rreth 53 organizata ndërkombëtare sportive kanë selinë e tyre në vendin alpin, 46 prej tyre në kantonin Vaud në liqenin e Gjenevës. Në mars, një grup prej rreth 30 vendesh, duke përfshirë Zvicrën, lëshoi një deklaratë që kërkonte marrjen e masave efektive nga federatat ndërkombëtare të sportit kundër Rusisë dhe Bjellorusisë.
Të shtunën, Christoph Lauener, kreu i komunikimit në Zyrën Federale të Sportit të Zvicrës tha se Zvicra kishte marrë një qëndrim të qartë me deklaratën. Megjithatë, federatat ndërkombëtare të sportit janë të organizuara sipas ligjit privat. IOC ka mjete shumë më efektive se shteti dhe mund të përjashtojë federatat nga familja olimpike nëse është e nevojshme, shtoi ai. Swiss Olympic, Komiteti Olimpik Zviceran, mbështet qëndrimin e qeverisë.
“Ne do të donim trajtim të barabartë të sportistëve dhe zyrtarëve”, tha zëdhënësi i mediave, Alexander Wäfler, për mediat zvicerane, përcjell tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Sot i jepet lamtumira e fundit motrave shqiptare që humbën jetën tragjikisht në Gjermani Erza dhe Aulona Zubaku, me prejardhje nga Topanica e Kamenicës dhe banim në Zvicër, prehen sot... -
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës -
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pritet të përballet me Iranin në 1/16 e finales së Kupës së Botës Kundërshtari i ardhshëm i ekipit kombëtar zviceran në Kupën e Botës është praktikisht i vendosur.... -
38.8°C: Zvicra thyen për të dytën ditë radhazi rekordin e vapës së qershorit -
Si po e ndryshon vapa Zvicrën -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C












