Lajme

Zvicra krijon infrastrukturë për të gjetur variantet e Covid

“Një pamje e përgjithshme e shpërndarjes dhe shfaqja e varianteve në mënyrë të automatizuar"

Instituti Zviceran i Bioinformatikës njoftoi se të gjitha sekuencat gjenetike të virusit të mbledhur në Zvicër tani janë të centralizuara në Platformën Zvicerane të Mbikëqyrjes së Patogjenëve (SPSP), duke bërë të mundur që Zyrës Federale të Shëndetit Publik t’i ofrohet “një pamje e përgjithshme e shpërndarjes dhe shfaqja e varianteve në mënyrë të automatizuar”, transmeton albinfo.ch.

Ndarja më e shpejtë e sekuencave zvicerane në bazat e të dhënave ndërkombëtare do të shërbejë gjithashtu për të përshpejtuar kërkimin mbi vaksinat dhe trajtimet.

“Sekuencat vijnë nga pothuajse të gjitha kantonet zvicerane. Ky është një lajm i shkëlqyeshëm, sepse do të thotë që variantet e reja nuk ka gjasa të kalojnë nën radar”, sipas Aitana Lebrand, e cila është përgjegjëse për platformën SPSP. /Albinfo.ch