Lajme
Zvicra, Luksemburgu dhe Singapori, shtetet me më së shumti laramani të gjuhëve
Dita Europiane e gjuhëve, Zvicra, shteti që ka laramani gjuhësh
Dita Evropiane e Gjuhëve është shpallur nga Këshilli i Evropës dhe është përkrahur edhe nga Bashkimi Evropian. Qëllimi i saj është të nxisë mësimin e gjuhëve në gjithë Evropën dhe, si e tillë mbështetet edhe në iniciativën e Këshillit të Evropës, transmeton albinfo.ch.
Synimet e kësaj feste janë të vlerësojë të gjitha gjuhët dhe kulturat evropiane, si dhe kontributin e njerëzve, të cilët kanë avantazhet e shumëgjuhësisë, rritjen e shumëgjuhësisë individuale dhe motivimin e njerëzve në Evropë për të mësuarit e gjuhëve gjatë gjithë jetës.
Vëmendje e veçantë i është kushtuar ruajtjes së trashëgimisë së pasur të rreth 200 gjuhëve evropiane.
Ndër shtetet që kanë më shumti laramani të gjuhëve është edhe Zvicra.
Zvicra në përdorimin zyrtar i ka katër gjuhë: gjermanishten, frangjishten, italishten dhe romanishten. Ndërsa gjuha angleze gjen përdorim në disa vise të këtij shteti, transmeton tutje albinfo.ch.
Edhe Luksemburgu ka laramani të gjuhëve. Thuhet se banorët mes vete flasin në gjuhën luksemburge, por gjuhët gjermane, angleze dhe franceze janë të obligueshme dhe mësohen që nga klasat e para në shkolla.
Jashtë Evropës, edhe në Singapor fliten katër gjuhë. Ato janë gjuha angleze, kineze, malaike dhe tamale. Gjuha angleze gjen shtrirje më së shumti në këtë vend. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Arbëreshët, kjo rrënjë e fortë e Atdheut! Një grup veprimtarësh nga disa shtete arritëm të bëhemi bashkë dhe nën “hijen e fjamurit të...
-
Osmani u drejtohet bizneseve amerikane në Teksas: Investoni në Kosovë
-
Hapet ekspozita e piktorit shqiptar në Helsinki
-
Xhaka-Gjimshiti, dy shqiptarët në garë për trofeun e Europa League
-
Kam pak kohë që jetoj në Zvicër, si mund të aftësohem/shkollohem në Lausanne?
Jeta në Zvicër
-
Protesta, arrestime, diskualifikime: Kjo ishte finalja e Eurovisionit Në hijen e protestave kundër vendit pjesëmarrës, Izraelit dhe skualifikimit të Holandës, finalja e Eurovision Song...
-
Tetë të lënduar nga zjarri në Muzeun në Merenschwand
-
Nemo theu trofeun e Eurovisionit nga gëzimi
-
Zvicra fituese: Këto janë vendet ku mund të mbahet Eurovisioni 2025
-
Dritat veriore përsëri të dukshme në Zvicër