Shkurt.ch
Zvicra menaxhon 2300 miliardë dollarë para të huaja, ose një të tretën në nivel global
Pjesa më e madhe e parave të jashtme që i menaxhon Zvicra, është me prejardhje nga Gjermania, Franca dhe Arabia Saudite, respektivisht nga shtetasit e këtyre vendeve
Nuk ka asnjë vend në botë që menaxhon sasi kaq të madhe të parave të huaja sa Zvicra. Kështu, sipas një studimi të realizuar nga Boston Consulting, vitin e kaluar (2017) Zvicra ka menaxhuar hiç më pak se 2300 miliardë dollarë para me prejardhje nga vende të huaja, shrkuajnë mediet zvicerane.
Për të pasur një ide se për çfarë shume bëhet fjalë, Boston Consulting sqaron se kemi të bëjmë me afërsisht një të tretën e gjithë pasurive të administruara jashtë vendeve që u takojnë, në gjithë botën., transmeton albinfo.ch
Pjesa më e madhe e parave të jashtme që i menaxhon Zvicra, është me prejardhje nga Gjermania, Franca dhe Arabia Saudite, respektivisht nga shtetasit e këtyre vendeve.
Në vendin e dytë dhe të tretë për menaxhimin e parave të jashtme, pas Zvicrës vijnë Hongkongu dhe Singapori. Por sasia që “kalon nëpër duart” e bankierëve të këtyre dy shteteve nuk është as gjysma e asaj që administrohet nga kolegët e tyre zviceranë
E-Diaspora
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër Në "Kino Kosova" është shfaqur edhe filmi "The Land within", i regjisorit shqiptaro-zviceran Fisnik Maxville (Maxhuni),...
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva
-
Sot shfaqet në Cyrih filmi “The Land within”, i regjisorit Fisnik Maxville
-
Edi Rama e konfirmon: Më 12 maj jam në Athinë, nisim rrugëtimin e pranverës në diasporë
-
Kalabri - Itali
Gennaro Gattuso flet për rrënjët e tij në Kalabri
Jeta në Zvicër
-
Ja sa janë rritur fitimet e shefave të sigurimeve shëndetësore në Zvicër Që nga viti 2016, kompanitë e sigurimeve shëndetësore janë të detyruara të bëjnë të ditur kompensimin...
-
Sa banorë të huaj bëhen shtetas zviceranë çdo vit?
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër
-
Qindra studentë protestuan para Universitetit të Lozanës
-
Fëmijët të mbahen larg celularëve