Maqedonia

Zvicra ndihmon kompanitë e tekstilit në Maqedoninë Veriore

Ambasada e Zvicrës në Maqedonin e Veriut ndihmon kompanitë që të krijojnë mundësi të reja, përcjellë albinfo.ch.

Pesë kompani, anëtare të Shoqatës së Tregtisë së Tekstileve – Grumbulli i Tekstileve të Maqedonisë së Veriut morën pjesë në A + A, panairi kryesor botëror i tregtisë për punë dhe veshje korporative në Dusseldorf.

Këto kompani u njoftuan me trendet e tregut, zgjeruan rrjetin e kontakteve të tyre dhe identifikuan mundësi të reja.

Përmes programit SIPPO, Zvicra po e përkrahë Shoqatën e Tregëtisë së Tekstileve dhe Angjencinë për investime të huaja, përveç kësaj po mundohe t’i ndihmojë kompanitë e Maqedonisë së Veriut të hyjnë në tregjet e huaja, të rrisin shitjen dhe të krijojnë vende të reja pune.