Kosova
Zvicra ndihmon shëndetësinë kosovare
Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Uran Ismaili, u ka dorëzuar kryetarëve dhe përfaqësuesit të 38 komunave të Kosovës raportin kombëtar “Cilësia e kujdesit”, i mbështetur nga AQH, i cili është mbështetur nga shteti i Zvicrës. Në një tryezë me kryetarët e komunave Ismaili tha ky projekt ka rëndësi të veçantë, ngase përpos që u jep kryetarëve të komunave një pasqyrë fillestare të gjendjes në terren, i ofron mundësi edhe Ministrisë së Shëndetësisë që t’i orientojë fondet aty ku është nevoja më e madhe.
Studimi ka vlerësuar infrastrukturën, standardet e higjienës dhe sigurisë, pajisjet mjekësore esenciale ekzistuese, si dhe kënaqshmerinë e pacientit. Ministri Ismaili tha se në kuadër të planit të punës për vitin 2019 në kujdesin primar ka pasur disa aktivitete shumë të rëndësishme ndër to e përmendi hartimin e strategjisë për kujdesin primar shëndetësor, i cili do të fillojë pas këtij vlerësimi të AQH-së. Ambasadori i Zvicrës, Jean-Hubert Lebet, foli për rëndësinë e këtij projekti dhe forcimin e kujdesit parësor shëndetësor. “Kjo është diçka e mirë që të shihet kjo punë e realizuar dhe të ketë një përcjellje të aktiviteteve sipas planit”, përcjell albinfo.ch.
Kujdesi parësor shëndetësor ka potencial për t’u zhvilluar, prandaj duhet të bashkojmë forcat që të punojmë në këtë drejtim. Jemi të lumtur që po ndihmojmë në Kosovë, pasi që jemi duke bërë diçka speciale për momentin”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Ekstradohet nga Gjermania i dyshuari për vrasje në Kosovë Rasti kishte ndodhur në korrik 2025 në fshatin Gojbulë, i dyshuari dërgohet në mbajtje... -
Gjermani
25-vjeçari nga Kosova humb jetën aksidentalisht në Gjermani -
Zvicër
Shqiptari nga Kosova humb jetën në aksident trafiku në Zvicër -
Paris
Angelin Preljocaj në qendër të një mbrëmjeje artistike në Muzeun Luvër -
Britani
Oficerja e parë e FSK-së po ndjek kursin e avancuar të inxhinierisë ushtarake në Britani
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Debat për fillimin e pushimit të lehonisë tre javë para lindjes Në Zvicër po diskutohet një propozim i Partisë së Gjelbër që kërkon që pushimi i lehonisë... -
Pabarazia gjinore në Zvicër mbetet sfidë pavarësisht ligjeve për barazi -
Lajmet që karakterizuan Zvicrën këtë javë -
Shoqata e Mësuesve Zviceranë këshillon kundër simboleve fetare -
Tërmet në kantonin e St. Gallen














