Lajme
Zvicra ndihmon shëndetësinë kosovare me 7 milionë franga
Kjo ndihmë helvetike që shkon në shëndetësi, përfshinë periudhën kohore 2016 – 2019
Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë dhe Ministria kosovare e Shëndetësisë do të lansojnë një projekt të ri për qytetarët: “Kujdesi Shëndetësor i Qasshëm dhe Cilësor” me një shifër prej 7 milionë frangash. Kjo ndihmë helvetike që shkon në shëndetësi, përfshinë periudhën kohore 2016 – 2019.
Ky projekt është dizajnuar për mbështetjen e zbatimit të Strategjisë së Sektorit të Shëndetësisë, duke plotësuar programet tjera të mbështetura nga donatorët në sektorin e shëndetësisë.
Projekti KSHQC, sipas një komunikate për media të Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë, ka për qëllim përmirësimin e shëndetit të popullsisë së Kosovës përmes fuqizimit të kapaciteteve të ofruesve dhe menaxhuesve të kujdesit shëndetësor, raporton KP.
Projekti do të fokusohet në nivelin e Kujdesit Parësor Shëndetësor (KPSH) dhe operon në trekëndëshin e përmirësimit të cilësisë së ofrimit të shërbimeve, duke reduktuar pengesat në qasje dhe duke i bërë shërbimet më të përgjegjshme ndaj nevojave të pacientëve…
Po ashtu ky projekt, sipas të të njëjtit njoftim, parashikon bashkëpunim më të fuqishëm ndër-sektorial, efikasitetit të rritur dhe qasjes më të madhe në shërbimet e shëndetësisë. Këtu parashikon: “promovimin e një roli aktiv të pacientit, duke ndikuar në sjelljen për kujdes të shtuar shëndetësor dhe promovimin e stileve të shëndetshme të jetesës në nivele të popullsisë”.
Faza e zbatimit të projektit është dizajnuar gjatë një faze fillestare 10 mujore përmes një procesi konsultativ me akterët kyç nga nivelet e komunitetit, institucionit, komunës dhe ministrisë.
Dizajnimi i projekti është bazuar në rezultatet e këtyre aktiviteteve të konsultimit.
Gjatë kësaj periudhe 4 vjeçare (2016 – 2019), projekti prej 7 milionë frangash do të punojë me 12 komuna për zhvillimin e sistemeve dhe proceseve që më vonë mund të iniciohen edhe në komunat tjera dhe do të zbatohen nëpërmjet institucioneve lokale dhe kombëtare dhe komuniteteve.
Projekti zbatohet nga konzorciumi që përbëhet nga Instituti Zviceran Tropikal dhe i Shëndetësisë Publike dhe Save the Children.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre













