Lajme
Zvicra në ethet e pushimeve: Kolona para tunelit Gotthard, mbi 10 kilometra
Pushimet verore kanë filluar të premten, në kantonet e Basel-Stadt, Lucern, St. Gallen dhe Schaffhausen. Në Kantonin e Cyrihut ato fillojnë një javë më vonë
Si zakonisht në fillim të pushimeve, edhe sot, kush nget makinën drejt jugut duhet të ketë shumë durim. Në orët e hershme të pasdites së të premtes, koha e humbur e shoferëve para tunelit Gotthard ishte rreth një orë e 40 minuta, raporton agjencia zvicerane e lajmeve SDA.
Me fjalë të tjera të premten pasdite pas orës 14.30 kolona etrafikut përpara portalit verior të tunelit rrugor Gotthard kishte arritur një gjatësi prej 10 kilometrash.
Midis lokaliteteve Erstfeld dhe Göschenen (Kantoni Uri), veturat përparonin gradualisht ose qëndronin në vend, raporton TCS në Twitter.
Pushimet verore kanë filluar të premten, në kantonet e Basel-Stadt, Lucern, St. Gallen dhe Schaffhausen, transmeton albinfo.ch. Një javë më vonë edhe Kantoni i Cyrihut do të jetë gati për pushime.
Në disa kantone tjera, si: Baselland, Appenzell-Innerrhoden, Bernë, Graubünden dhe Gjenevë, pushimet verore kanë filluar një javë më parë.
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën Një studim i ri i Universitetit të Friburgut në Zvicër ka zbuluar se kjo ndodh falë... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres













