Lajme

Zvicra nis vaksinimin e grupmoshave të reja

Zvicra fillon vaksinimin për 12 deri në 15-vjeçarët

Çdo grupmoshë nga tani mund të fillojë të marrë vaksinën anti-Covid, njoftoi Zyra Federale e Shëndetit Publik (FOPH), transmeton albinfo.ch.

Ndërsa të gjithë adoleshentët nga 12 në 15 vjeç mund të vaksinohen, FOPH veçanërisht e rekomandon atë për ata që kanë sëmundje serioze kronike.

Ata do të marrin doza të vaksinës Pfizer / Biontech, e vetmja e aprovuar deri më tani për këtë grupmoshë. /Albinfo.ch