Shkurt.ch
Zvicra nuk ia dorëzon Etiopisë pilotin kidnapues
Autoritetet zvicerane në arsyetimin për mos ekstradim kanë thënë se ndaj tij do të zhvillohet procesi në Zvicër
Zvicra ka vendosur të mos e dorëzojë ko-pilotin e etiopian i cili, në shkurt të këtij viti e kishte rrëmbyer aeroplanin e kompanisë etiopian Airlines dhe e kishte detyruar të aterronte në Gjenevë. Autoritetet zvicerane kanë thënë se ndaj tij do të zhvillohet procesi në Zvicër.
Edhe Zyra Federale e Drejtësisë ka konfirmuar për mediet zvicerane lajmin që fillimisht e kishte publikuar “Le Matin”, sipas të cilit Berna e ka informuar Etiopinë se ndërkohë ka ngritur procedurë penale për veprat e njëjta penale për të cilat Etiopia ka kërkuar ekstradimin e tij.
Aeroplani Boeing 757-300 i cili ishte nisur më 17 shkurt nga Adis Abeba duhej të aterronte në Romë. Por ko-piloti shfrytëzoi rastin derisa shefi i tij ishte në tualet dhe e mori komandën mbi aeroplanin, duke e drejtuar atë për në Gjenevë.
202 pasagjerët shpëtuan pa pasoja ndërsa pas aterrimit piloti rrëmbyes kishte dalë nga aeroplani përmes një litari të lëshuar nga kabina, shkruan nzz.ch. Pastaj ai i është dorëzuar policisë pa bërë rezistencë. Me këtë rast kishte thënë se dëshironte të kërkonte azil në Zvicër.
Për veprën penale të rrëmbimit ai mund të marrë dënim deri në 20 vjet burg.
E-Diaspora
-
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë Adhuruesit e automobilizmit dhe drifting-ut do të mblidhen më 26 korrik në Terminalin Doganor Devolli, ku... -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University”
Jeta në Zvicër
-
“Luftë” e fortë në Vancouver, mbyllet pa gola pjesa e parë Zvicër-Kolumbi Ka përfunduar në barazim pa gola (0:0) pjesa e parë e përballjes dramatike mes Zvicrës dhe... -
Masat e jashtëzakonshme nga temperaturat në Zvicër, nga kinematë falas te bllokimi i kantiereve -
Zvicra me dyshen shqiptare Xhaka-Jashari nga minuta e parë kundër Kolumbisë! -
Reforma e BE-së për të papunët mund t’i kushtojë Zvicrës qindra miliona franga -
Rrezikohen orët e edukatës fizike












