Shkurt.ch
Zvicra ofron ndihma për kampet e refugjatëve në Jordani
Në kampin Azraq në Jordani jetojnë rreth 24 mijë refugjatë sirianë ndërsa numri i të strehuarve në gjithë Jordani është rreth 600 mijë
Zvicra është zotuar që Jordanisë t`i ofrojë ndihma të shtuara për strehimin e refugjatëve nga vendi i saj fqinj, Siria. Ministri zviceran i punëve të jashtme, Didier Burkhalter me rastin e vizitës që i ka bërë sot kampit të refugjatëve sirianë Azraq në Jordani i ka siguruar autoritetet e atjeshme se Zvicra do të bëjë përmirësimin e sistemit të ujit të pijshëm në kamp. Në këtë drejtim zviceranët janë duke bashkëpunuar ngushtësisht me Unicef-in (Organizatën e OKB-së për fëmijë).
Në këtë kamp jetojnë rreth 24 mijë refugjatë sirianë ndërsa numri i të strehuarve në gjithë Jordani është rreth 600 mijë.
Zvicra pak kohë më parë, ndihmës prej 200 milionë frangave destinuar refugjatëve të Sirisë ia ka shtuar edhe 70 milionë tjera. Ajo përmes DEZA-s ka punuar në ngritjen e një shkolle dhe përmirësimin e infrastrukturës në këtë kamp.
Pa përmirësimin e kushteve të jetesës në këto kampe gjithmonë ekziston rreziku për ikjen e banuesve të tyre drejt Evropës, shkruan në një komunikatë Departamenti Federal për Punë të Jashtme (EDA).
E-Diaspora
-
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër Bashkatdhetarëve u kërkohet që zarfet me fletëvotime të mos i dërgojnë në ambasadë apo konsullata... -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta












