Lajme
Zvicra përparon në aspektin e barazisë gjinore
Ekspertët e pavarur të OKB-së thanë të premten se Zvicra ka bërë përparime në fusha të caktuara, por duhet të investojë më shumë në të tjera.
Duke folur në një takim në Gjenevë të Komitetit për Eliminimin e Diskriminimit ndaj Grave (CEDAW), ata mirëpritën strategjinë e qeverisë për barazinë gjinore 2030, e cila është në përputhje me rekomandimet e mëparshme të komitetit, sipas raportuesit të CEDAW për Zvicrën Corinne Dettmeijer- Vermeulen, transmeton albinfo.ch
Për sa i përket përparimeve, ekspertët e CEDAW theksuan gjithashtu përfaqësimin më të mirë të grave në politikë, një plan kombëtar kundër dhunës në familje dhe futjen e lejes së atësisë dyjavore. Por Dettmeijer-Vermeulen tha se komiteti mbetet i shqetësuar për çështje të ndryshme, duke përfshirë dallimet në burimet për burrat dhe gratë pas divorcit dhe dallimet midis kantoneve në shkallën e dënimit për përdhunim. Mungesa e një buxheti kombëtar për çështjet gjinore është gjithashtu në “kontradiktë” me strategjinë e politikave të lavdëruara nga qeveria, tha ajo.
Delegacioni i qeverisë zvicerane pranoi se nevojiten ende përpjekje, veçanërisht për reduktimin e hendekut gjinor në paga dhe dhunën ndaj grave.
CEDAW pritet të përgatisë një raport zyrtar me rekomandime në një datë të mëvonshme, transmeton tutje albinfo.ch
E-Diaspora
-
Cyrihu duartroket filmin e Ibër Dearit “Krejt e thirrin Rexhën” Filmi ndjek jetën e Rexhës, një njeriu që mbetet pothuajse i vetëm në një fshat të... -
Cyrih: Akademik Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari
Jeta në Zvicër
-
Numri i viktimave të trafikimit në Zvicër u rrit në vitin 2025 Shoqata FIZ Avokim dhe Mbështetje për Gratë Migrante dhe Viktimat e Trafikimit regjistroi 228 persona në... -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile -
Tërmete të “kontrolluara” po shkaktohen nën Alpet Zvicerane -
Në këtë itinerar trenat janë më të mbushur me njerëz











