Lajme

Zvicra po vuan nga mungesa e… qenve rojë

Më konkretisht, qentë barinj për të mbrojtur bagëtinë nga ujqërit që bredhin nëpër zonat rurale dhe sulmojnë kafshët e fermave.

“Kërkesa për kujdestarë të bagëtive është e lartë dhe furnizimi relativisht i pakët”, sipas Daniel Mettler nga Agridea, një agjenci e cila koordinon masat e mbrojtjes së tufës në emër të qeverisë federale.

Një nga arsyet e mungesës është se trajnimi i një qeni rojë zgjat rreth dy vjet, shkruan The Local, përcjell albinfo.ch.

Gjithashtu, nuk është për t’u habitur, Zvicra ka standarde të larta për kujdestarët e bagëtive dhe jo të gjitha racat e qenve kualifikohen për këtë pozicion të lakmuar.

Nëse kriteret nuk plotësohen, qeveria nuk do të ofrojë asnjë mbështetje financiare për trajnimin.