Lajme

Zvicra pranon 155 fëmijë të sëmurë nga Ukraina

Zvicra pranon civilë ukrainas të plagosur

Fillimisht, Qeveria zvicerane mohoi kërkesën e NATO-s për të pranuar ukrainas të plagosur në luftë, shkruan gazeta Tages-Anzeiger, përcjell albinfo.ch.

Arsyeja e refuzimit ishte neutraliteti.

Sipas Departamentit Federal të Punëve të Jashtme (FDFA), Konventat e Gjenevës të vitit 1949, dokumente kyçe në të drejtën ndërkombëtare të luftës, përmbajnë një dispozitë të veçantë për shtetet neutrale.

Dispozita thotë se në rast se një vend neutral trajton ushtarët e plagosur në betejë, ai duhet të sigurojë që ata “nuk mund të marrin më pjesë në operacionet e luftës”, diçka për të cilën Zvicra nuk ka asnjë rol.

FDFA preferon të sjellë ndihmën e saj direkt në Ukrainë, duke mbështetur spitalet atje, raportoi Tages-Anzeiger.

Pas gjithë këtyre diskutimeve, Zvicra do të pranojë civilë ukrainas të plagosur

Qeveria zvicerane tani ra dakord të pranojë civilë të plagosur, duke përfshirë 155 fëmijë të sëmurë.

Ky ndryshim ndodhi pasi ambasada e Ukrainës në Zvicër i kërkoi shprehimisht qeverisë të zbutë qëndrimin e saj.

“Po flasim për civilë, fëmijë, gra dhe të moshuar”, tha ambasadori në Zvicër, Artem Rybchenko.