Lajme
Rritje e madhe e numrit të kalimeve të paligjshme kufitare në Zvicër
Zyra Federale e Doganave dhe Sigurisë Kufitare (BAZG) ka regjistruar 3,468 raste në qershor - pothuajse 900 raste më shumë se në maj
Numri i qëndrimeve ilegale në Zvicër gjatë qershorit është rritur krahasuar me muajt paraprakë, por dhe në krahasim me vitin paraprak, transmeton albinfo.ch.
Zyra Federale e Doganave dhe Sigurisë Kufitare (BAZG) ka regjistruar 3,468 raste në qershor – pothuajse 900 raste më shumë se në maj.
Rritja ka ndodhur kryesisht për shkak të hyrjes ilegalisht të emigrantëve në Zvicër përmes kufirit lindor, shkruan BAZG në një komunikatë.
Në qershor të vitit të kaluar, autoritetet kishin regjistruar 1023 qëndrime të paligjshme, një vit më parë kishte vetëm 920 migrime të parregullta. Sekretariati Shtetëror për Migracionin (SEM) ia atribuon këtë masave kufizuese të marra nga pandemia e koronës. Ky efekt do të zhduket këtë vit.
Sipas BAZG-së, është rritur edhe numri i personave të dorëzuar tek autoritetet e huaja, shkruan srf.ch. Nga ana tjetër, në qershor, me 33 raste, është regjistruar afërsisht i njëjti numër i rasteve të dyshuara për kontrabandë si në muajin paraprak dhe në qershor 2021.Për këtë vit, SEM pret rreth 16,500 kërkesa për azil. Ukrainasit që kërkojnë mbrojtje nuk përfshihen në këtë numër, përcjell albinfo.ch. Sipas SEM, shumica e azilkërkuesve në Evropë vijnë nga Afganistani, Siria dhe Venezuela. Ndërsa BAZG konstaton se shumica e njerëzve që emigruan në Zvicër në mënyrë të parregullt ishin shtetas afganë.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? Nëse keni kaluar kohë në Zvicër, do të keni vënë re se shumica e dyqaneve mbyllen... -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern













