Shkurt.ch
Zvicra, vendi me aftësinë më të madhe konkurruese në botë
Vendi i dytë më konkurrues në botë pas Zvicrës është Singapuri. Pas tij vjen Finlanda, Gjermania dhe SHBA
Zvicra vazhdon kryesimin në ranglistën e vendeve më konkurruese në botë. Kjo del nga raporti më i ri i WEF (Forumi Ekonomik Botëror) i publikuar të mërkurën.
Pikat e forta që e bëjnë Zvicrën vendin më kompetitiv në botë janë, sipas raportit, fuqia inovative, sistemi arsimor dhe hulumtimi. Mirëpo sipas WEF-it, Zvicra duhet t`ua lehtësojë të rinjve qasjen në universitete ndërsa po ashtu duhet të bëjë më shumë për forcimin e pozitës së grave në ekonomi. Në këto dy aspekte Zvicra mbetet mbrapa disa vendeve tjera, që, në plasmanin e përgjithshëm janë më poshtë se ajo. Më tutje Zvicrës i shihet për të madhe se ka një bujqësi së tepërmi të subvencionuar nga shteti
Por, nga ana tjetër Zvicra disponon një nga administratat më efektive dhe më transparente në botë, një infrastrukturë të jashtëzakonshme dhe tregje të financave dhe të punës që funksionojnë mirë.
Ambienti makroekonomik i Zvicrës është njëri ndër më stabilët në botë, në një kohë që shumë vende fqinje të saj po përballen me vështirësi, vazhdon raporti. Ai lavdëron më tutje produktet zvicerane si dhe shumëllojshmërinë e shërbimeve që ofrohen në Zvicër.
Sektori i financave dhe bankave kontribuojnë po ashtu që Zvicra të ketë vendin e parë në këtë ranglistë.
Vendi i dytë më konkurrues në botë pas Zvicrës është Singapuri. Pas tij vjen Finlanda, Gjermania dhe SHBA. Këto dy të fundit janë ngritur në listë për nga dy vende në krahasim me një vit më parë.
Ndërkohë vende tjera të BE-së si Italia Spanja, Portugalia e Greqia kane mbetur në pjesën e poshtme të ranglistës. Kështu Spanja është e 35-a, Italia e 49-a, Portugalia e 51-ta ndërsa Greqia e 91-ta në listë për aftësi konkurruese në botë.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Çmimet e banesave vazhdojnë të rriten, Cyrihu kryeson me rritjen më të madhe Në qershor, çmimet e shtëpive dhe apartamenteve shënuan rritje në mbarë vendin, ndërsa rajoni i Cyrihut... -
Fishekzjarrët mund të ndalohen për Festën Kombëtare të 1 Gushtit -
Gjermania kundërshton zgjerimin e Aeroportit të Cyrihut -
Zvicër: SVP kërkon që komunat të kenë të drejtën e vetos për hapjen e qendrave të azilit -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26













