Lajme
Zvicra voton për t’u dhënë majmunëve ‘të drejtat themelore’
Nje kanton i Zvicrës do të mbajë së shpejti votën historike për të vendosur nëse majmunëve do t’u jepen të drejtat themelore.
Qytetarët do të votojnë për modifikimin e Kushtetutës për të përfshirë dhe “të drejta themelore për primatët jo-njerëzorë”, shkruan
Vota do të mbahet në kantonin verior të qytetit të Basel dhe është miratuar nga gjykata e lartë e vendit.
Nisma u aktivizua nga grupi i të drejtave të kafshëve ‘Sentience Politics’ të cilët mblodhën 100,000 nënshkrime në mbështetje të lëvizjes.
Grupimi aktivist argumenton se majmunët “janë krijesa shumë komplekse dhe zotërojnë një interes të brendshëm esencial për të jetuar me integritet trupor dhe mendor”.
Shumica e qeverive rajonale e kundërshtuan nismën duke thënë se mund të binte në shkelje të ligjeve federale. Por gjykata e Basel edhe vitin e kaluar refuzoi një ankimim se nisma ishte e paligjshme.
Gjykata e lartë zvicerjane argumentonte: “Në parim kantonet e veçanta mund të shkojnë më tej sesa ligjet e garantuara nga kushtetuta federale. Kjo iniciativë nuk kërkon që të drejtat federale të njerëzve t’u jepen edhe kafshëve, por nisjen e të drejtave specifike për primatët jo-njerëzorë”.
“Megjithse e pazakontë, nisma në vetvete nuk kundërshton ligjin superior”.
Grupi Sentience Politics tha se ishte “i emocionuar për vendimin historik”.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Së shpejti do të mund të merrni 2 litra lëngje me vete në bagazhin e dorës në aeroportin e Cyrihut Falë skanerëve të rinj CT, gjithnjë e më shumë aeroporte në Evropë po heqin rregullore të...
-
Mbi 60 trena shtesë drejt Ticinos gjatë fundjavave në maj
-
Pagat zvicerane rriten, por “u zbehën” nga inflacioni
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?